Qeveria Haradinaj vazhdon luksin, 30 mijë euro për kopsht

Qeveria Haradinaj vazhdon luksin, 30 mijë euro për kopsht

Brenda dhe rreth objekteve të Qeverisë së Kosovës do të mbillen kaktuse e palma, kështu planifikon Qeveria. Edhe lule fiku ka porositur Ministria e Administratës Publike për ti zbukuruar ambientet e punës së ekzekutivit të vendit të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, shkruhet në një raportim nga Infokusi.

Të gjitha lulet duhet të jenë të gjalla dhe do ti kushtojnë buxhetit të shtetit hiq më pak se 30 mijë euro.

Kështu parashihet në tenderin e hapur nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar kompanitë kanë kohë të aplikojnë deri në fund të muajit mars, ndërsa furnizimi duhet të bëhet për 3 vite.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0