Qeveria e sheh sfiduese përmbylljen e reformave në administratën publike

Qeveria e sheh sfiduese përmbylljen e reformave në administratën publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi i reformës së administratës publike është një proces kompleks mirëpo sipas tij, me punë e përkushtim do të arrijnë ta përfundojnë sa më shpejt.

“Reforma e kërkon rolin dhe efektin e secilin prej nesh pra është një proces i madhe kompleks por më vjen mirë që edhe ministri edhe ne të tjerët kemi filluar me definuar se çfarë përmban reforma”.

“E dimë që do të jetë sfiduese pikërisht pakoja ligjore e ligjeve definitivisht normojnë ekzistencën tonë  përfshirë këtu edhe aspektin buxhetor nivelizimin. Jemi të vetëdijshëm se është punë komplekse, por edhe jemi serioz që me përmbyll këtë proces”.

Ndërsa ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, teksa prezantoi punën e ministrisë që ai drejton në këtë aspekt tha se ky vit do të jetë vit i hapave të mëdhenj sa i përket reformës së administratës publike.

“Raporti për vendin është publikuar dhe njeh procesin e arritur në administratën publike. Koordinimi ndërinstitucional për aktivitete që kanë të bëjnë me reformën e administratës publike. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të  mbeten të përkushtuara për të gjitha reformat që kanë të bëjnë me administratën publike”.

“Këto reforma politike dhe ekonomike ndihmojnë vendin tonë në fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë. Ky vit do të jetë një vit i hapave të mëdhenj në hapat e reformës administratës publike”.

Koordinatori për reforma shtetërore, Besnik Tahiri tha se do të ishte mirë që i gjithë procesi i diskutimeve të përfundojë në maj ndërsa të paraqitet në Qeveri në 10-vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Si cështje të rëndësishme në reformën në administratë Tahiri përmend nivelizimin e pagave në sektorin publik.

“Për të arritur deri te përmbyllja e një misioni historik për përmbylljen e tri ligjeve themelore që i japin hierarki administratës. Edhe para marrjes së detyrës kam parë se ekziston një vullnet i fortë politik me përmbyll një reformë që do të normonin hierarkinë institucional do të nivelizionin pagën mbi parimin pagë e njëjtë për punën e njëjta”.

“Çështja e dytë po dua të lidhem me raportin e progresit është tepër e rëndësishme që është vlerësuar puna juaj në zbatimin. Në muajin mas ta kemi një konsultim shumë të thellë brenda institucional dhe në momentin kur do të kalojmë në Qeveri, shpresoj në 10 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0