Qeveria e Kosovës e miraton programin mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale

Qeveria e Kosovës e miraton programin mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale

Qeveria e Kosovës miratoi Nismën për negocimin e Marrëveshjes së Grantit me Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës për financimin e projektit “Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në zonat rurale, Faza VI”.

Ministri Hamza tha se kjo është e rëndësishme për të përmirësuar rrjetin e ujit të pijshëm në vend.

“Ministria e Financave me vazhdimin financiar të realizuar me donatorët bilateral, është duke zhvilluar negociata për projektet me rëndësi për qytetarët. Ky projekt është realizuar në disa faza dhe ka pasur sukses për disa zona rurale për furnizim me ujë te pijës. Marrëveshja financiare, është faza e fundit. Qeveria e Zvicrës me 7.1 milionë euro mjete pa kthim, do të financoj fazën e pestë të këtij projekti”, tha Hamza.

Kjo pikë e rendit të ditës kaloi më të gjitha votat për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0