Qeriqi paralajmëron ikjen nga Kosova, thotë se i janë shuar shpresat për jetë më të mirë

Qeriqi paralajmëron ikjen nga Kosova, thotë se i janë shuar shpresat për jetë më të mirë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka paralajmëruar ikjen nga Kosova.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se të enjten ka aplikuar për vizë, pasi që sipas tij janë shuar shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Sot aplikova për termin për vizë drejt perëndimit, vitin e ardhshëm po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar!”, ka shkruar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0