Qasje jo e barabartë në shërbimet shëndetësore

Qasje jo e barabartë në shërbimet shëndetësore

Qytetarët nuk kanë qasje të barabarta në shërbimet që ofrojnë institucionet publike shëndetësore, thonë përfaqësuesit e Shoqatës për të drejtat e pacientëve në Kosovë.

Rastet që janë raportuar në këtë shoqatë kanë qenë kryesisht ndërrimi i listave të pritjes së pacientëve që kanë pasur terminë për operacion, mungesa e barnave esenciale, por edhe qasja jo e barabartë në trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Kështu ka thënë Besim Kodra, drejtues i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

“Ka pasur ankesa nga pacientët për listën e barnave esenciale, për listë të pritjes, që disa lihen të presin, e disa futen pa radhë. Pra, kjo tregon që nuk e kanë qasjen e barabartë”.

“Pastaj problem më madhor e shoh fondin për trajtim jashtë vendit. Kemi pasur ankesa se disa janë dërguar jashtë vendit e disa të tjerë jo. Në zyrën e ankesave kanë ardhur raste kur pacientët në listë për operim, janë hequr dhe është futur dikush tjetër. Pra, nuk është qasja e barabartë mes pacientëve”, ka thënë Kodra.(REL)

COMMENTS

WORDPRESS: 0