Qalaj: 100 policë me probleme psikike janë duke u trajtuar

Qalaj: 100 policë me probleme psikike janë duke u trajtuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për media nga Gjilani, ka pranuar se rreth 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë probleme psikike dhe se aktualisht janë duke iu nënshtruar trajtimeve.

“E kemi në gjendje jo të mirë të policëve që kanë edhe telashe psikike”, ka thënë Qalaj.

Ai ndër të tjera ka thënë se si pasojë e mungesës së Ligjit për Policinë të njëjtët duhet t’i mbajnë në punë dhe nuk mund t’i shkarkojnë.

“Për shkak të mungesë së ligjit duhet ti mbajmë një punë”, ka shtuar tutje Qalaj.

Ai ka treguar se mbi 100 policë kanë probleme psikike dhe se aktualisht janë duke u trajtuar.

Në këtë konferencë të përbashkët kanë marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Dje në orët e para të pasdites, zyrtarja policore me inicialet V.B dyshohet se ka privuar nga jeta 4 anëtarët e familjes së saj dhe në fund ka vrarë dhe veten.

Siç është konfirmuar edhe nga burime, policja në fjalë tashmë e ndjerë kishte pasur probleme psikike dhe para një kohe ishte nënshtruar një trajtimi psikik. Megjithatë ajo asnjëherë nuk ishte suspenduar nga puna por vetëm ishte propozuar që të ulej në gradë.

Si pasojë e kësaj tragjedie mbrëmjen e të martës, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zingjirit komandues të Policisë së Kosovës në Gjilan./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0