Pushteti nuk shqetësohet për mungesën e opozitës në dialog

Pushteti nuk shqetësohet për mungesën e opozitës në dialog

Nesër do të zhvillohet takimi i dytë i fazës finale të dialogut me Serbinë. Pjesë e këtij takimi nuk do të jenë subjektet opozitare, të cilat kërkojnë që Kuvendi ta ketë rolin udhëheqës. Por, mungesa e opozitës nuk është duke e shqetësuar pushtetin, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Nesër (e mërkurë) presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli e zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi do të udhëtojnë drejt Brukselit për ta takuar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Po këtë ditë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takimin e dytë të fazës finale të dialogut të Brukselit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0