Punëtori i Bechtel&Enka-s detyrohet të rrezikojë jetën për kafshatën e gojës (video)

Punëtori i Bechtel&Enka-s detyrohet të rrezikojë jetën për kafshatën e gojës (video)

Punëtorët e “Bechtel&Enka“ vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda të punës, gjë që po ua rrezikon çdo ditë jetën. Kjo mund të shihet përmes fotove dhe një videoje të cilën e kanë dërguar lexuesit në adresë të Ekonomia Sot.

Videoja duket të jetë realizuar në punishten e autostradës “Arbën Xhaferi”. Në video mund të shihet se në çfarë lartësie detyrohen të punojnë punëtorët, pa kurrfarë masa mbrojtëse.

Nga ajo që thotë dërguesi, kuptohet se punëtori ka qenë i detyruar të zgjedhë në mes të rrezikimit të jetës, ose humbjes së vendit të punës. Dhe për të ruajtur vendin e punës, ka zgjedhur të rrezikojë jetën.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar rastet e vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.

Një rast ende më i freskët është edhe rasti i 3 punëtorëve të pikërisht “Bechtel&Enkas”, të cilët ishin lënduar nga rrëzimi i një krani, madje njëri nga ta kishte mbetur i varur për orë tëra në këso lartësie. /EkonomiaSot.com

https://www.facebook.com/EkoSot/videos/930010217209499/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0