Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” sot në një konferencë për media kanë sqaruar se nesër prej orës 8.00 deri në orën 16:00, punëtorët e KEDS-it do të futen në grevë në të gjitha distriktet.
Kërkesat e tyre janë ngritja e pagave dhe zbatimi i marrëveshjes kolektive.
Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi, ka thënë se situata në KEDS është mjaft e rëndë, sepse është duke u bërë një nëpërkëmbje të punëtorëve në këtë kompani.
“Duke parë situatën se KEDS-i nuk ka reflektuar nga grevat e mbajtura javë më parë, sërish grevat janë të pashmangshme, ku nesër do të ketë grevë një ditore të punëtorëve të KEDS-it në gjithë Kosovën”, ka thënë Gashi.
COMMENTS