Publikohen materiale që implikojnë gjyqtarë të EULEX-it në rastin “Drenica”

Publikohen materiale që implikojnë gjyqtarë të EULEX-it në rastin “Drenica”

Në ditën e 141-të të mbajtjes në burg të ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, avokati i tij Tomë Gashi ka publikuar materiale të cilat i quan dëshmi që ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka qenë i gatshëm të dëshmojë për parregullsitë e qëllimshme që janë bërë gjatë gjykimit të rastit “Drenica”.

Avokati Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për këtë EULEX-i kurrë nuk ka pranuar të dëshmojë gjyqtari Simmons.

“Po e publikojmë dëshminë e Kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it z. Malcolm Simmons, i cili gjatë gjykimit të rastit Drenica ka qenë i gatshëm që të dëshmojë për parregullsitë e qëllimshme”, ka shkruar Gashi.

“Deklarata e tij është vetë shpjeguese. EULEX-i kurrë nuk ka pranuar që ai të dëshmojë në Gjykatë lidhur me këto dhe të njëjtën gjë nuk e kanë bërë as gjyqtarët vendorë të Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka shtuar Gashi.

Gashi ka postuar edhe material tjetër që e cilëson si dëshmi të ish-gjyqtarit, Malcolm Simmons.

Malcolm Simmons tregon në vijim:

  1. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 unë isha President i Gjyqtarëve të EULEX-it.
  2. Në Maj të vitit 2014 isha Gjyqtare i Lartë i Njësisë Mobile të EULEX-it dhe i përgjegjshëm për caktimin e gjyqtarëve të EULEX të njësisë mobile në lëndë që ishin në juridiksionin e EULEX-it dhe nën kompetencat e Njësisë Mobile. Gjyqtarja Anna Adamska ishte gjyqtare në Njësinë Mobile.
  3. Në Maj të vitit 2014 unë mora ankesa prej disa gjyqtarëve të EULEX-it në Njësinë Mobile lidhur me përzgjedhjen e Gjyqtares Adamska në lëndën e të akuzuarve Sylejman Selimi etj., të njohur si “Drenica”. Ishte supozim i gabuar që unë e kisha emëruar Gjyqtaren Adamska në atë lëndë. Në të vërtetë, kishte qenë supozim i arsyeshëm duke pasur parasysh faktin që unë kisha përgjegjësinë për caktimin e lëndëve të gjyqtarëve të Njësisë Mobile.
  4. Më vonë, kur kam biseduar me Gjyqtaren Adamska ajo ka konfirmuar se ishte caktuar në rastin Drenica. Unë kam kërkuar nga ajo një kopje të vendimit për përzgjedhjen e saj. Aj vendim ishte i nënshkruar nga Gjyqtari Gerrit-Mark Sprenger, Kryetari i përkohshëm i mëparshëm i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.
  5. Unë kam biseduar me gjyqtarin Sprenger i cili më ka thënë që e ka emëruar Gjyqtaren Adamska në rastin Drenica me kërkesë të Gjyqtarit Dariusz Sielicki. Aj ka thënë (Sprenger) se aj mendon që unë isha i vetëdijshëm për këtë kërkesë dhe se e kisha aprovuar kërkesën. Unë i kam thënë që nuk kam qenë në dijeni për këtë.
  6. Më pas, kam biseduar me Gjyqtarin Selicki. Aj më ka thënë që aj me të vërtetë i kishte kërkuar Gjyqtarit Sprenger të emëronte Gjyqtaren Adamska. Aj më tha që ishte në lidhje dashurie (ishte në afere) me Gjyqtaren Adamska dhe se prania e saj në këtë lëndë do t’i jepte atij një mundësi për të kaluar më shumë kohë me të dhe se caktimi I saj në këtë lëndë gjithashtu do t’i jepte asaj përvojë të vlefshme në gjykime të krimeve të luftës.
  7. Caktimi I Gjyqtares Adamska në trupin gjykues të rastit ‘Drenica’ nuk ishte në përputhje me sistemin e shpërndarjes së lëndëve me short (random case allocation system). Për më tepër, ishte tërësisht e papërshtatshme që kryetari i trupit gjykues në këtë rast duhet të zgjedhë një anëtar tjetër të panelit- dhe pa dyshim jo dikë me të cilën është në lidhje dashurie.
  8. E kam informuar Gjyqtarin Sprenger që emërimi i Gjyqtares Adamska ishte i pavend. Unë e kam ftuar atë që aj ta anuloj vendimin e tij dhe të emëroj një gjyqtare në përputhje me sistemin e shpërndarjes së lëndëve me short (random case allocation system). Aj ka refuzuar duke thënë se menagjmenti i misionit ishin të “kënaqur” me përbërjen e panelit.
  9. Në marrjen e rolit të Kryetarit te Gjyqtarëve të EULEX-it në vitin 2014 , unë ngrita këtë çështje me menagjmentin e lartë të misionit duke përfshirë edhe Nënkryetarin e Misionit, Shefin e Stafit dhe Këshilltarin e Posaçëm të Kreut të Misionit. Më pas e kam ngritur çështjen me Kreun e ri të Misionit Gabrielle Meucci.
  10. Misioni refuzoi të mbështesë kërkesën time për hetimin e mënyrës se si Gjyqtarja Adamska ishte zgjedhur në atë rast. Në të vërtetë, Kreu i Misionit dhe Nënkryetari i tij bënë shaka se si duke qenë Sielicki dhe Adamska në panel do të sigurojë dënim.
  11. Komentet e bëra nga Kryetari i Trupit Gjykues gjatë gjykimit për më tepër vënë në pyetje objektivitetin dhe paanësinë e tij. Në fillim të gjykimit ‘Drenica’ Kryetari i Trupit Gjykues iu ka referuar të të pandehurve si “kafshë” dhe se Shqiptarët janë “inbred”(me prejardhje nga incesti; që shumëzohen brenda llojit). Aj tha se “ nëse unë i dënoj të pandehurit unë mund të marrë punë kudo në Evropë.”
  12. Në vitin 2017 unë u kontaktova nga avokati mbrojtës i rastit Drenica (sqarim: Avokatët mbrojtës të Sylejman Selimit) i cili më kërkoi që të jap një deklaratë mbi mënyrën se si paneli ishte përbërë. Unë e informova Kreun e Misionit për gatishmërinë time që të jap një deklaratë. Më pas u kontaktova nga Kreu i Departamentit Ligjor të EULEX-it i cili u mundua të më zhbind për të dhënë deklaratë. Kreu i Departamentit Ligjore më tha se nëse jap deklaratë pa autorizim të duhur të Kreut te Misionit, unë mund të i nënshtrohem masave disiplinore. Ajo më pyeti se nëse isha I vetëdijshëm për dëmin potencial të reputacionit të Misionit.
  13. Gjatë muajve të ardhshëm unë mora komunikata të ndryshme nga avokatët mbrojtës në rastin ‘Drenica’(sqarim: Avokatët mbrojtës të Sylejman Selimit) përmes email-it zyrtarë të EULEX-it lidhur me statusin tim potencial si dëshmitarë. Unë i përcolla këto email-a tek Gjyqtarët e EULEX-it të Gjykatës Supreme të cilët do të vendosin sipas ankesave të avokatëve në të dy rastet Drenica. Një Gjyqtari ELUEX-it I cili do të vendoste lidhur me ankesat e avokatëve më ka pyetur , nëse do të jepja një përmbledhje me shkrim të dëshmive të mia. Dhe unë veprova ashtu.
  14. Unë u befasova pastaj që ta gjeja vetën si subjekt ndaj masave disiplinore. Unë u kritikova me akuza për përcjelljen e email-eve nga avokatët mbrojtës tek gjyqtarët e EULEX-it. U pretendua se unë provova t’i bëjë presion gjyqtarëve të EULEX-it të dëgjonin dëshmitë e mia. Kjo nuk ishte e saktë. Unë thjeshtë kam përcjellur email-at e marrë nga avokatët mbrojtës dhe i jam përgjigjur kërkesave ose pyetjeve të Gjyqtarëve të EULEX-it. Ishte e qartë se fillimi i procedurës disiplinore qe menduar të më tremb në mënyrë që unë të hesht, dhe ta dëmtojë besueshmërinë time.
  15. Interesi im i vetëm gjatë gjithë kësaj çështje ishte për të parë drejtësinë në vend.
  16. Unë jam i gatshëm të jap dëshmi para gjyqit që vendosë lidhur me këtë ankesë. Ka edhe materiale tjera që do i adresoj para gjykatës.

Përmbajtja e kësaj deklarate është e vërtetë sipas njohurive dhe besimeve të mia.

Datë 10 Qershor 2018

Malcolm Simmons

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0