Pse Serbia po do që “zgjidhja me Kosovën” të bëhet gjatë kohës së Trumpit

Pse Serbia po do që “zgjidhja me Kosovën” të bëhet gjatë kohës së Trumpit

Politikanë nga Serbia po e shfaqin haptas dëshirën e vet që kontestin me Kosovën, ose ajo që ata e quajnë “çështje e pazgjidhur e Kosovës”, të rregullohet gjatë administratës së presidenti aktual amerikan Donald Trump, transmeton Koha,net.

Sipas gazetës “blic” të Beogradit, edhe pse nuk dihet se kush do t’i dalë përballë Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020, ndërrimi i administratës dhe ardhja e demokratëve në Shtëpinë e Bardhë, gjithsesi se do të ndikonte në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për këtë gazetë ka vlerësuar se “largimi i Trumpit do të ishte i keq për zgjidhjen nyjës kosovare”.

“Kjo nuk do të na përgjigjej. Sërish do të ketë ultimatum – çdo gjë tashmë është e zgjidhur, Kosova është e pavarur dhe neve na mbetet vetëm ta njohim pavarësinë e saj”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Dragan Gjukanoviq nag Qendra për Politikë të Jashtme beson se edhe administrata e ardhshme do të mbetet po në këtë prag kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Administrata e re do ta kishte po këtë qasje të vendosur që çështja të zgjidhet. Për më tepër, presioni për përfundimin e dialogut do të ishte edhe më i mundshëm dhe më i fuqishëm. Veç kësaj, ndikimi amerikan te pala kosovare në kornizat për zgjidhje përfundimtare do të mund të ktheheshin më shumë drejt kërkesave të Prishtinës” ,ka thënë Gjukanoviq për gazetën.

Zgjedhjet në SHBA duhet të mbahen në vjeshtën e vitit 2020 e presidenti i zgjedhur detyrën e merr më 21 janar 2021.

Marko Savkoviq nag Forumi i Beogradit për politikë të përsosur thekson se ka mbetur edhe pak kohë për zgjidhjen e kontestit me Kosovën.

“Ajo që do të bëhet në gjysmën parë të vitit 2020, do të bëhet. Pas kësaj është rregull që në gjashtë muajt e fundit të administratës të mos merren vendime të mëdha nga Shtëpia e Bardhë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0