Pse gratë ishin veshur me vjollcë në ceremoninë e inaugurimit të Biden si president?

Pse gratë ishin veshur me vjollcë në ceremoninë e inaugurimit të Biden si president?

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.

Megjithatë, në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët, shkruan The Independent.

Për këtë event historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.

Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për nënkryetaren e re. Harris shpesh vishte nuancën gjatë fushatës së saj për në 2019 për të nderuar Shirley Chisholm, e cila gjithashtu shpesh vishte vjollcë gjatë fushatës së saj për të bërë historinë si gruaja e parë e Zezë që kandidoi për president, duke frymëzuar karrierën e Harris.

Kamala Harris me bashkëshortin

Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.

“Unë vesha vjollcë me një qëllim, sepse e dija që tema që Presidenti Biden po sjellte ishte uniteti. Mendova ndërsa kombinoni të kuqen dhe blu, mënyrën se si ne jemi të ndarë politikisht në vendin tonë, del e vjollcë”, tha Hillary Clinton.

“Thjesht doja të dërgoja një mesazh simbolik se duhet të bashkohemi”.

Bill dhe Hillary Clinton

Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.

Barack Obama and Michelle Obama

Kjo ngjyrë, pra, është zgjedhur për shkak të simbolit që kjo ngjyrë mban, unitetin mes dy partive./Gazeta Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0