PSD’ja shihet një hap larg përfshirjes në Qeverinë Haradinaj

PSD’ja shihet një hap larg përfshirjes në Qeverinë Haradinaj

Kryeministri ka siguruar se PSD-së do t’i plotësohen kushtet, analisti Tahiri thotë se kjo parti shpejt do hyjë në qeveri
Me votat e tyre e kaluan buxhetin e Kosovës, deputetët e Partisë Socialdemokrate i ndihmuan kryeministrit Haradinaj të kalojë njërën ndër sfidat më të rëndësishme të qeverisjes, raporton T7.

Por Haradinaj nuk do harrojë këtë të mirë që i bëri PSD. I pari i ekzekutivit është zotuar se do të shkojë deri në fund ti përmbushë kushtet që ju vunë nga PSD.

Kurse njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Ramush Tahiri, ka konsideruar se Partia Socialdemokrate është një hap larg përfshirjes në qeverinë Haradinaj.
Sipas Tahirit, Haradinaj do t’ia plotësojë të gjitha kushtet kësaj partie.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0