Protestanë Tiranë, Basha: Nuk jemi këtu për pushtet, është përpjekja kundër sundimtarit shkatërrues

Protestanë Tiranë, Basha: Nuk jemi këtu për pushtet, është përpjekja kundër sundimtarit shkatërrues

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para protestuesve të shumtë të mbledhur para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

“Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë, për atë dritë që na u mohua në gjysëm shekulli komunizëm. Për atë dritë që u mjegullua shumë herë këto tre dekada. Për atë dritë që sot e kanë bllokuar retë e zeza të krimit, drogës e korrupsionit. Pikërisht kur është më errët njeriu kërkon më shumë dritën, ka thënë Basha.

“Sot më shumë se kurrë, sytë tonë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për të treguar se jemi evropianë dhe si evropianë besojmë te liria, te demokracia, te shteti i së drejtës”.

“Protestojmë për liri, demokraci i drejtësi, me dinjitetin e forcën e njerëzve të lirë. Jemi këtu për t’i treguar Evropës, Perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve. Jemi mbledhur për të qëndruar si evropianë përballë qeverisë më antievropiane që ka sot Evropa.

Përpjakja jonë nuk ëhstë luftë për pushtet, është përpjekja kundër sundimtarit shkatërrues”, tha lideri opozitar

Marshimi i madh i shqiptarëve kundër sundimit të krimit, drogës, korrupsionit, izolimit nga Perëndimi

Posted by Lulzim Basha on Saturday, May 26, 2018

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0