Protesta e VV-së: Mblidhen qytetarët kundër Lumezit

Protesta e VV-së: Mblidhen qytetarët kundër Lumezit

Kanë mbetur edhe pak minuta para se të fillojë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, e qytetarët vetëm sa kanë filluar të mblidhen para zyrës së tij, raporton Express

Në mesin e atyre që iu kanë bashkangjitur kësaj proteste është edhe deputeti i VV’së, Adem Mikullovci, edhe pse siç ka thënë është i sëmurë.

“Kam dalë me ju bashkangjit VV’së kundër korrupsionit. Lumezi të jep dorëheqje se e ka tepru. Nuk është be asgjë për të luftuar korrupsionin. Nuk është lëndu asnjë hajn. Populli s’ka pas qare pa dal ne rrugë”, ka thënë Mikulloci për Express.

Deri tani shihet se një numër jo i vogël i qytetarëve iu janë bashkangjitur protestës, derisa për pak minuta pritet që të arrijnë edhe autobusët me qytetarë nga komunat e tjera.

Express raportoi më herët se si pak minuta para së të filloi protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Lumezit, Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën ‘Luan Haradinaj”. Përveç kalimtarëve, asnjë veturë nuk po lejohet që të kalojë në këtë rrugë.

Protesta do të mbahet para zyrës së Lumezit, duke filluar nga ora 11:55.

Ndryshe, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thirri që të pretmten të protestohet para zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, kundër korrupsionit.

Kurti ftoi të gjithë qytetarët e vendit që t’i bashkohen kësaj proteste./Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0