Pronarëve të lojërave të fatit u bllokohen edhe për 30 ditë llogaritë bankare

Pronarëve të lojërave të fatit u bllokohen edhe për 30 ditë llogaritë bankare

Me urdhër të prokurorisë, ditë më parë janë ngrirë për 72 orë xhirollogaritë bankare të pronarëve të lojërave të fatit. Ndërsa nga dje ngrirja e xhirollogarive të tyre është vazhduar edhe për 30 ditë.

Pronarët e lojërave të fatit nga ky muaj nuk kanë mundësi të kryejnë asnjë shërbim bankar, sepse llogaritë e tyre private dhe biznesore janë bllokuar për 30 ditë. Këtë e ka konfirmuar për Express kryetari i shoqatës së lojërave të fatit, Istref Veliu.

“Llogaritë janë bllokuar për 30 ditë, këtë e kemi mësuar nga banka”, tha Veliu.

Veliu dhe pronarët e lojërave të fatit kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse pse po vazhdojnë të penalizohen.

Ndryshe, Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin që ndalon të gjitha lojërat e fatit në territorin e Kosovës. ATK-ja ka mbyllur qindra lojëra të fatit deri më tani në gjithë vendin, si dhe ka bërë konfiskimin e aparateve të shumta që ndodheshin nëpër këto lokale.

Kjo situatë ka ardhur për shkak se së fundmi në lokalet e lojërave të fatit u u vranë nga arma e zjarrit dy të rinj. Jetmir Aliaj, 32 vjeç, u qëllua për vdekje të dielën e 17 marsit në një lokal të lojërave të fatit në Suharekë. Tri ditë më vonë, më 20 mars, Florent Ahmetaj, 32 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda një kazinoje në Lipjan./Gazeta Express

COMMENTS

WORDPRESS: 0