Prokuroria kërkon paraburgim për 11 trafikantët e armëve

Prokuroria kërkon paraburgim për 11 trafikantët e armëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit kundër 11 personave të dyshuar për trafikim të armëve.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj,  kundër njëmbëdhjetë (11) personave të pandehur, me inicialet: A.F., M.F., P.F., A.F.,M.SH., R.M.,N.M.P.M., I.R., B.A., dhe F.U., tek të cilët me rastin e bastisjes dhe kontrollit, u janë gjetur një sasi e madhe e armëve dhe municioneve të ndryshme.

Për këta të dyshuar ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje do të kryenin veprat penale  “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

COMMENTS

WORDPRESS: 0