Prokuroria e Pejës nis hetimet për vrasjet e pasluftës që tronditën qytetin

Prokuroria e Pejës nis hetimet për vrasjet e pasluftës që tronditën qytetin

Prokuroria Themelore në Pejë, ka shenjtëruar 10 raste të vrasjeve të kanë ndodhur paslufte në Pejë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka konfirmuar për KALLXO.com se nga 115 raste të cilat janë gjithsej nga vrasjet e pasluftës në Pejë janë shënjestruar 10 raste.

Ai madje tha se për të njëjtat lëndë, kanë pasur probleme e të përmbledhjeve, ndërsa shtoi se në 10 rastet e shënjestruara do të punohet intensivisht.

“Ato lëndë nuk kanë qenë mirë të sistemuara të kompletuara na është dashtë me u marrë me eulex me KFOR, kemi raste kur s’kemi pas kompletim të lëndëve. Na është dashtë kohë që ti rregullojmë 115 raste të vrasjeve të pasluftës” ka thënë Kurtmehaj
Ai ka thënë se nga 115 rastet 10 janë shënjestëruar dhe do punohet intenzivisht në to.
“I kemi shënjestruar për shhkak të provave që kemi për momentin. Në një distancë kohore prej 20 viteve është vështirë me gjet edhe dëshmitarë”, tha kryeprokurori Kurmehaj.

Ndër vrasjet që kanë tronditur Pejën përmenden rastet e listuara nga një prokuror i ELUEX-it në konfliktin që EULEX e përshkruan si konflikti në mes familjes Elshani dhe Kelmendi.

Pa specifikuar se ku nisi konflikti dhe cili ishte incidenti i parë, prokurori i EULEX-it ka dhënë një bilanc tragjik të viktimave në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë.
Shpjegimet e prokurorit ndërkombëtar janë pjesë e aktakuzës Elshanit i cili po gjykohet në gjykatën e Pejës.

Në aktakuzë thuhet se Graniti i takon familjes Elshani nga Ozdrimi i Pejës e cila ka qenë në gjakmarrje kundër familjes Kelmendi që nga viti 2000.

Siç e përshkruan prokurori në konfliktin, mes këtyre dy familjeve kanë ndodhur 29 sulme të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

Gjatë incidenteve, siç përshkruan prokurori, janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0