Prokurori Hoxha: “Syri i Popullit” ka pasur plan kriminal, planifikonin vrasjen e personaliteteve

Prokurori Hoxha: “Syri i Popullit” ka pasur plan kriminal, planifikonin vrasjen e personaliteteve

Pak para fillimit të seancës përfundimtare në procesin gjyqësor kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”, është deklaruar prokurori i rastit, Sylë Hoxha.

Hopxha, para mediave ka thënë se Organizata Syri i Popullit ka pas plan kriminal dhe në vitin 2015 është marrë vendim për vrasjen e personalitetve. Ai ka thënë se në mungesë të provave Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale për Sadije Sadine dhe Lirije Luzhën.

“Në mungesë të provave hjek dorë nga ndjekja penale e Sadije Sadine dhe lirije Luzha. Sa i përket të akuzuarëve të tjerë janë mbajtur disa senaca dhe konsideroj se pasi janë dëgjuar dëshmitarët mendoj aktakuza është vërtetuar në tërsi. Nga ajo që i kemi u vërtetua që këta të akuzuarit kanë kontribuar në këtë organizatë dhe janë marrë veprime sic është rasti i Murat Jasharit, i cili ka shkuar te banesa e Azem Vllasit dhe ka shti ndaj tij”, ka deklaruar Hoxha.

Tutje ai ka thënë setaje se si Murat Jashari ia kishte paguar dhomën në një hotel Avni Llumnicës.

“….dhe në qytet e ka kontaktu Llumnicën dhe ja ka pagu dhomën dhe pas aksionit janë taku në qytet dhe janë fotografu, por pas disa orësh të njejtit janë arrestu. Sadri Ramabaja dhe Avni Lluminca janë janë taku në villën Panorama të tretë ku Sadria ka dhënë instruksione dhe aty është kërkuar numrini Azem Vllasi”, ka thënë Hoxha.

Tutje prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka deklaruar se Organizata “Syri i Popullit” ka pasur plan kriminal dhe në vitin 2015 është marrë vendim për vrasjen e personaliteteve.

“Po ashtu u vërtetu që në 2017 të shtëpia e Ragim Sallovës janë grumbulluar 30 persona dhe në atë takim Sallova ju ka dhënë një fletore dhe disa pjesëmarrës janë manipuluar. Në këtë takim Sallova ja ka dhanë fjalën Murat Jasharit se do fillojnë vrasjen e atyre që i kanë tradhtu interesat e popullit të Kosovës. Shumica e dëshmitarëve kanë thënë që Murati s’ka kapacitet që të shkruaj libra. Sadri Ramabaja ja ka shkru librat”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, nga ky plan kanë pas për qëllim që të lëshohen edhe komunikata.

Ndërkohë, prokurori i shtetit ka thënë se duke i pasur parasysh të gjitha fakte, do t’i propozojë Gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë fajtor për përgatitej të veprave terroriste. “Propozoj që ndaj të akuzuarve ti marrë parasysh të gjitha të dhënat”, ka thënë prokurori Hoxha.

E ndërkohë, seanca përfundimtare për Organizatën ‘Syri i Popullit’, po mbahet në Gjykatën Themelore pa praninë e mediave./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: