Projektligji i pagave shkon në Kryesi, vetëm Presidenti do të ketë pagë të përjetshme

Projektligji i pagave shkon në Kryesi, vetëm Presidenti do të ketë pagë të përjetshme

Komisioni për Administratë Publike e ka dërguar në Kuvend Projektligjin për pagat, me një ndryshim në përbërje.

Anëtarët e komisionit kanë votuar pro heqjes së nenit që i jep të drejtën e zyrtarëve të lartë të marrin pagë të përjetshme, raporton KTV.

Atë të drejtë, në bazë të këtij Projektligji, do ta ketë vetëm Presidenti i vendit.

Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Kryetari i Kushtetueses do të marrin pagë vetëm 5 vjet pas mandatit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0