Prodhuesit kritikojnë Qeverinë se po favorizon importuesit

Prodhuesit kritikojnë Qeverinë se po favorizon importuesit

Edhe pse ka tre vjet që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lirim nga akciza të alkoolit etilik për përdorim në mjekësi, në mungesë të një udhëzimi administrativ ai vazhdon të mos zbatohet për prodhuesit vendorë, duke favorizuar importuesit.

Prodhuesit vendorë për shitjen e një litre të alkoolit etilik janë ngarkuar me akcizë prej pesë eurosh, shumë kjo që, sipas tyre, është e papërballueshme, shkruan Sot Koha Ditore.

Hazbije Aliu nga kompania “Dëbora&Ledri” ka thënë për gazetën se ka 4 vjet që ka hapur fabrikën për prodhimin e alkoolit etilik, por që nuk po mundë të operojë shkaku i ngarkesës me akcizë. Për hapjen e këtij biznesi ajo ishte detyruar që të marrë kredi, të cilën nuk po arrin që ta mbulojë.

Sipas saj, pas krejt këtyre dokumenteve ata kanë hasur në pengesa.

Më 24 mars të vitit 2015, Qeveria në krye me Isa Mustafën kishte marrë vendim që të lirohet nga detyrimet e akcizës alkooli etilik për përdorim mjekësor. Ky vendim e obligonte Ministrinë e Financave dhe Doganën e Kosovës për zbatim.

Por në Ministrinë e Financave kanë thënë për gazetën se për t’u liruar nga akciza duhet një udhëzim administrativ nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për caktimin e kushteve dhe kritereve për ta fituar këtë të drejtë ligjore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0