Prishet në nisje e sipër aeroplani i linjës Stutgart-Prishtinë, flet udhëtari që vërejti defektin

Prishet në nisje e sipër aeroplani i linjës Stutgart-Prishtinë, flet udhëtari që vërejti defektin

Fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar pas një defekti që ka pësuar aeroplani në momentet e para të nisjes, shkruan Gazeta Express.

Për Gazetën Express rastin e ka treguar një prej udhëtarëve me inicialet L.S që gjendej brenda aeroplanit.

Ai thotë se bashkë me disa udhëtarë të tjerë e kishin vërejtur se si qysh në nisje, aeroplani kishte pësuar një defekt, dhe se si po i rridhte diçka nga njëri krah.

L.S thotë se menjëherë kanë njoftuar stjuardesat dhe më pas edhe pilotin e aeroplanit, i cili më shumë vështirësi ka arritur që ta ndalojë aeroplanin pa u ngritur nga pista.

Ai thotë se tashmë gjenden në aeroportin e Stutgartit dhe janë të shqetësuar pasi askush nuk po u jep informacione.

“Jo askush nuk po din asgjë. As nuk po tregojnë asgjë. Edhe kompanitë shqiptare që i kanë shitur biletat nuk po iu intereson shqetësimi i udhëtarëve. Askush nuk po na informon, të gjithë jemi të shqetësuar”, ka thënë L.S për Gazetën Express.

Ndërkohë në faqen e Aeroportit të Prishtinës figuron që fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar.

L.S ka treguar se bëhet fjalë për udhëtimin VBB3208 të linjës Stutgart-Prishtinë të kompanisë ALK që është planifikuar të niset në orën 12:00.

Në videot dhe fotografitë e dërguara shihet se si mekanikët e Aeroportit kanë filluar menjëherë të merren me defektin në fjalë, ndërkohë siç tregon L.S lëngu që ka rrjedhur dyshohet të jetë kerozinë.

Gazeta Express ka kontaktuar Aeroportin e Prishtinës, por ata kanë thënë se për rastin në fjalë duhet kontaktuar autoritetet në Sutgart dhe kompania në fjalë./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0