Presidentja e Zvicrës: Njerëzit e moshuar nuk do të kufizohen në lëvizje

Presidentja e Zvicrës: Njerëzit e moshuar nuk do të kufizohen në lëvizje

Në një intervistë për gazetën “Sonntagsblick” të dielën, presidentja zvicerane Simonetta Sommaruga tha se dekonfinimi do të zhvillohet në faza dhe hapat e saktë tani në diskutim do të bëhen publike më 16 Prill.

Sommaruga tha që Këshilli Federal nuk po planifikon të mbajë të moshuarit – dhe ata në grupe me rrezik të lartë – të mbyllur për një periudhë të pacaktuar kohore, siç sugjerohet nga disa, përcjell albinfo.ch.

Sommaruga tha që mbajtja e popullatës së prekshme në mbyllje për një kohë të gjatë nuk është realiste.

“Është e pamundur të izolosh plotësisht grupet në rrezik sepse ne po flasim për një numër shumë të madh njerëzish”, vuri në dukje presidentja.

“Së pari, ka shumë mbi moshën 65 vjeç. Pastaj ka nga ata që vuajnë nga një sëmundje si kanceri, diabeti ose presioni i lartë i gjakut.

“Nuk është e mundur që të ndërpriten plotësisht këto grupe nga bota e jashtme”, shtoi ajo.

Edhe pse autoritetet zvicerane kanë këmbëngulur që maskat nuk mbrojnë njerëzit e shëndetshëm nga infektimi me Covid-19, “njohuritë shkencore për virusin kanë bërë përparim të madh”, tha Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që kur të qetësojmë rregullat, ne mund të rekomandojmë një maskë në situata të caktuara”, shtoi ai.

“Qeveria nuk është as shumë e kujdesshme, as e pakujdesshme për sa i përket masave të përcaktuara, por realiste”, theksoi Sommaruga.

Kufizimet u vendosën më 16 Mars, kur qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, duke mbyllur të gjitha shkollat, shumicën e vendkalimeve kufitare, dyqanet, restorantet, baret dhe objektet argëtuese dhe të kohës së lirë, si dhe ndaloi mbledhjet e më shumë se pesë personave.

Masat duhej të qëndronin në vend deri më 16 prill, por qeveria i shtyu ato deri më 26 Prill.

Zvicra tani ka të paktën 25 449 raste të koronavirusit dhe 1,115 vdekjeve, sipas Worldmeter.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: