Presidenti Thaçi ua falë dënimin të burgosurve për vrasje

Presidenti Thaçi ua falë dënimin të burgosurve për vrasje

Agdi Krasniqi dhe Agrush Kuqi të dënuar për vrasje, bashkë edhe me Liman Leci i dënuar për shkaktimin e një aksidenti u kishte vdekur një vajzë e vogël janë tre nga të burgosurit të cilit i ka falur Presidenti Hashim Thaci për nderë të festimeve të 11 vjetorit të pavarësisë.

Presidenti Thaçi ua fali dënimin të burgosurve për vrasje

Presidenti Hashim Thaçi, para pak ditësh u ka falur dënimin gjashtë të burgosurve.

Dekretin Thaçi e ka nxjerrë me 15 shkurt të këtij viti për nderë të festimeve të pavarësisë. Sipas dekretit të publikuar Dekreti saktëson se të dënuarve u janë falur nga gjashtë muaj, dy dhe tri vite derisa për dy të dënuar nuk saktësohet koha që u është faluar.

Në mesin e të falurve nga Presidenti ka edhe dënuar për vrasje dhe aksident me fatalitet.

Personave të dënuar i falen dënimet si në vijim:

Agrush Ramiz Kuci, i lindur në Kacanik me 27.05.1967, duke mbajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë, i falen dy vite.

Islam Nexhat Jonuzi, i lindur në Prizren me 20.04.1974, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, i falet pjesa e mbetur e dënimit

Agdi Qazim Krasniqi, i lindur në Kamenicë me 03.03.1983, duke mbajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i falen tre vite]

Liman Sefedini Leci, i lindur në Kamenicë me 12.06.1987, duke mbajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i falen gjashtë muaj.

Petrit Xhafer Ahmetaj, i lindur në Decan, me 04.08.1982, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i falen tre vite

Hysni Xhavit Fejza, i lindur në Skenderaj me 11.04.1989, duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i falet pjesa e mbetur e dënimit

Agdi Krasniqi nga Kamenica, ishte dënuar në vitin 2012 për vrasjen e të ndjerit Gëzim Demiri. Sipas aktakuzës, Krasniqi me një  brisk e ka goditur dhjetë herë viktimën duke I shkaktuar plagë të cilave viktima nuk ka mundur tu shpëtoj.

I faluri tjetër Agrush Kuçi e ka vuajtur dënimin për vrasje në burgun e sigurisë së lartë ne Dyz. Kurse Liman Leci ka qenë i dënuar për shkak të një aksident trafiku nga i cili kishte vdekur një vajzë e mitur./insajderi

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0