Presidenti Thaçi është nisur për në Washington

Presidenti Thaçi është nisur për në Washington

Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Washington.

Pas disa muajve izolim, presidenti i vendit u është rikthyer vizitave zyrtare.

Në qershor i ka rënë të kthehet në gjysmë të rrugës, e sot presidenti Thaçi është nisur pa paralajmërim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Express mëson se ai po shkon në Washington për vizitë zyrtare.

Është akoma e paqartë se kë do ta takojë presidenti Thaçi atje.

Thaçi do të merrte pjesë në fund të qershorit në një takim mes Kosovës dhe Serbisë, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Por, atij iu desh të kthehej, pasi papritmas Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit për krime lufte.

Këtë javë, ai shkoi edhe në Bruksel, ku e takoi ndërmjetësuesin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcakun.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0