Prej nga po importohet rryma? Dogana thotë nga Sllovenia, autoritetet sllovene e mohojnë

Prej nga po importohet rryma? Dogana thotë nga Sllovenia, autoritetet sllovene e mohojnë

Një hulumtim i EkonomiaSot i publikuar sot, ka shpërfaqur se si po falsifikohet origjina e energjisë elektrike që importohet në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi del se Dogana e Kosovës e raporton që energjia elektrike e importuar vie nga Sllovenia, por një gjë të tillë e kanë mohuar autoritetet sllovene. Sipas tyre, për periudhën dhjetor 2018 – janar 2019, Sllovenia nuk ka realizuar kurrfarë eksporti të energjisë elektrike në Kosovë.

Marrë për bazë faktet e paraqitura nga hulumtimi, e vetmja arsye logjike pse po bëhet kjo është nëse energjia elektrike në fakt po importohet nga Serbia, por me qëllim që t’i iket taksës 100%, si vend i origjinës po deklarohet Sllovenia. Përndryshe, para vendosjes së taksës shumica e energjisë elektrike është importuar nga Serbia. / EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0