Policia zbulon një laborator droge në Podujevë, arrestohet personi i dyshuar

Policia zbulon një laborator droge në Podujevë, arrestohet personi i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar P.Bajokun si të dyshuar për veprat penale ‘vrasje e rëndë në tentativë dhe ‘keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare”.

Atij i është konfiskuar edhe një automjet i tipit Opel Corsa, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në fshatin Dyz të Podujevës është gjetur një laborator i modifikuar për kultivimin e bimëve narkotike, raporton Gazeta Express.

Bajokut i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

“Drejtoria Rajonle e policisë  në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime te Përgjithshme  te mbështetur nga njësite te specializuara,  kanë realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e nje personi te dyshuar. Operacioni është zhvilluar ne dy lokacione ne fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe fshatin Dyz të Podujevës.  Ne fshatin Bardhosh eshte hasur dhe arrestuar i dyshuari”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Po ashtu ne Bardhosh është konfiskuar një automjet te tipit Opel Corsa , ngjyrë te zezë, pronë e të dyshuarit. Pjese e operacionit ka qene edhe bastisja e shtëpisë se te dyshuarit ne fshatin Dyz, ku është gjetur një laborator i modifikuar qe dyshohet se është përgatit për kultivimin e bimëve narkotike – kanabisit. Personi i dyshuar është dërguar ne qendrën e mbajtjes për 48 ore, ndërkohe qe hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti t’i kaloj gjykatës”, përfundon njoftimi. /GazetaExpress/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0