Policia urdhëron ndërprerjen e pushimeve

Policia urdhëron ndërprerjen e pushimeve

Me një urdhër operativ Policia e Kosovës ua ka ndërprerë shkuarjen në pushime pjesëtarëve të uniformuar të saj.

KALLXO.com ka siguruar përmbajtjen e një letre të cilën drejtori i Operativës Rashit Qalaj, e ka dërguar tek vartësit e tij.

“Për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër”, thuhet në emalin e dërguar nga drejtori i Operativës Rashit Qalaj.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga Zyra e Mediave të Policisë për arsyet e këtij vendimi, por përgjigja nuk ka qenë shumë konkrete.

“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burive të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtarë në mënyrë më efikase”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

E njëjta nuk sqaron arsyet pse e shtynë Policinë të ndërmarrë këtë veprim.(KALLXO.com)

COMMENTS

WORDPRESS: 0