Policia nuk i bashkohet grevës nesër

Policia nuk i bashkohet grevës nesër

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pezullohet Ligji për Pagat në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020.

Kështu, Gjykata ka vendosur që Ligji për Pagat të pezullohet menjëherë. Vendimi është marrë pas ankesës që ka dërguar Avokati i Popullit që të pezullohet ky ligj. Ai kishte dërguar 35 ankesa të grupeve të ndryshme, të përfshirë në ligjin për paga, që nuk ishin të kënaqur.

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, ka reaguar lidhur me këtë vendim.

Tasholli ka thënë për Indeksonline se nuk kjo sindikatë nuk është e kënaqur me këtë vendim të kësaj gjykate.

“Nesër kemi ftuar Këshillin Drejtues dhe do ta shqyrtojmë këtë çështje, ne kemi lajmëruar për nesër që do i vizitojmë në përkrahje të shenjës së respektit, nesër e kemi këshillin drejtues për hapa të mëtutjeshëm, ne nuk e kemi pritë këtë vendim, jam i bindur që Policia e Kosovë këtë dhjetor do të marrë rrogën me rritje, ne kemi qenë të sigurt për këtë”, tha Tasholli.

Ligji i Pagave ishte miratuar në shkurt të këtij viti në Kuvendin e Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0