Policia jep detaje për 38 vjeçarin që vdiq në vendin e punës, në Sllatinë

Policia jep detaje për 38 vjeçarin që vdiq në vendin e punës, në Sllatinë

Policia ka dhënë detaje për punëtorin që vdiq në vendin e tij të punës. Ai ra nga lartësia rreth pesë metërshe, bëhet fjalë për N.E, 38 vjeç.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Tupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Sot ne Stacionin policor ne Fushe Kosove, eshte iniciuar nje rast , Vdekje e dyshimte.

Rasti ka ndodhur ne fshatin Sllatine, saktesisht brenda nje objekti ku viktima ishte duke punuar.

Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth ores 11:30 , gjate kohes kur ishte duke punuar, dyshohet te kete rene nga shkallet, nga nje lartesi 4-5 m dhe kishte pesuar lendime te renda trupore.

I njejti menjehere eshte percjelle ne QKUK, ku nga ekipi mjekesor eshte konstatuar vdekja e tij.

Me urdher te prokurorit trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore, ndekohe qe me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse”, tha policia për Gazetën Express.

Raste të vdekjes së punetorëve në vendin e punës ka pasur edhe muajve të fundit në Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0