Policia fillon zbatimin e planit operativ për parandalimin e aksidenteve

Policia fillon zbatimin e planit operativ për parandalimin e aksidenteve

Policia e Kosovës që nga sot do të filloj me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku fokusimi kryesor do të jetë në tejkalimin e shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë, si dhe kundërvajtje të tjera.

Sipas Policisë mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në trafik, nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor janë ngritur shqetësimet lidhur me numrin aktual të aksidenteve.

“Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do te vazhdojë derisa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0