Policia e Kosovës prej sot ka të drejtë të shqiptojnë dënime në Shqipëri

Policia e Kosovës prej sot ka të drejtë të shqiptojnë dënime në Shqipëri

Për të tetin vit me radhë, patrullat rrugore të Policisë së Kosovës u janë bashkuar atyre të Shqipërisë.

Tërë kjo me të vetmin qëllim të rritjes së sigurisë në trafik gjatë sezonit veror, kur fluksi i veturave që kalojnë nga Kosova në Shqipëri shënon rritje, raporton KTV.

Për këtë të kënaqur janë qytetarët, të cilët po kërkojnë që kjo të bëhet në 12 muaj të vitit.

Drejtori i Komunikacionit Rrugor në Shqipëri, tregon se ky memorandum bashkëpunimi ka pasur efekt gjatë këtyre viteve.

Në dispozicion do të jenë nga tri vetura me nga 6 policë, të cilët do të zëvendësohen çdo dhjetë ditë.

Në rast të mosrespektimit të rregullave në komunikacion, policët kosovarë kanë të drejtë të shqiptojnë dënime.

Patrullat e përbashkëta kanë nisur nga 1 korriku dhe do të vazhdojnë deri më 31 gusht.

COMMENTS

WORDPRESS: 0