Plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar ish-miqtë e tij

Plagosja e këshilltarit të Limajt, të dyshuar ish-miqtë e tij

Anëtari i Nismës, Luan Maloku, u plagos sot rreth orës 17:00 para shtëpisë së tij në lagjen Veterenik në Prishtinë. Ngjarja ndodhi pas një problemi familjar.

Të dyshuar për plagosje sipas burimeve të Gazetës Express janë ish- miqtë e Malokut, Orhan dhe Uran Agushi, derisa Maloku mori plagë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I njëjti u trajtua në QKUK dhe plumbi ka prekur vetëm lëkurën e tij.

Ndryshe, Policia e Kosovës deri më tani, ka arritur ta arrestojë vetëm njërin nga të dyshuarit. Kujtojmë që të dyshuarit janë familjarët e ish-gruas së Malokut, gjegjësisht babai dhe vëllai.

Mbrëmë në Veternik të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë.

Rastin në fjalë e kanë konfirmuar për Express edhe nga Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0