Petrit Selimi keqpërdor fondet amerikane të dedikuara për Kosovën, i bën reklamë “shefit”

Petrit Selimi keqpërdor fondet amerikane të dedikuara për Kosovën, i bën reklamë “shefit”

Petrit Selimi, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit në Millenium Foundation, fondacion ky i financuar nga Millenium Challenge Corporation e SHBA-ve, është zënë në flagrancë duke i bërë reklamë shefit të tij të dikurshëm, Presidentit aktual, Hashim Thaçit, raporton EkonomiaSot.

Kjo mund të shihet nga një reklamë në Facebook e cila figuron si “Sponsored”. Reklama paguhet nga fondet që janë të dedikuara për zhvillimin e Kosovës, e që në këtë rast fondet Selimi i ka shfrytëzuar për t’i ardhur në ndihmë Thaçit, tani kur reputacioni i Presidentit është në pikën më të ulët.

Tashmë është e ditur që Petrit Selimi vazhdon të mbajë raporte të ngushta me ish-shefin e tij, dhe ndër tjera i’a menaxhon Thaçit edhe profilet në rrjete sociale. Kjo gjë erdhi në pah ca javë më parë kur Selimi kishte ngatërruar llogarinë e tij në Twitter me atë të Thaçit. / EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0