Peticioni kundër Homologimit: Dalin deputetët e parë në mbështetje të nismës

Peticioni kundër Homologimit: Dalin deputetët e parë në mbështetje të nismës

Ka disa ditë që qytetarë nga i gjithë vendi kanë filluar nënshkrimin e një peticioni online për heqjen në tërësi të homologimit të veturave. Nisma për këtë peticion ka qenë e ekonomistit Hekuran Murati, derisa përmes tij po kërkohet që t’i jepet fund obligimit për homologim.

Mbështetje për këtë nismë kanë filluar të shprehin edhe deputetët.

I pyetur nga EkonomiaSot se a e mbështetë këtë nismë, deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur se do ta votonte shfuqizimin e homologimit nëse kjo nismë shkon në Kuvend.

Në anën tjetër, edhe deputeti Valon Ramadani nga radhët e LVV është dalë në mbështetje të kësaj nisme. Ai madje edhe e ka shpërndarë peticionin në profilin e tij në Facebook, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë.

Deri tani peticioni është nënshkruar nga rreth 10 mijë qytetarë. Për nisma legjislative, sipas legjislacionit në fuqi, nevojiten 10 mijë nënshkrime. /EkonomiaSot



COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: