Përveç taksës, Hoxhaj paralajmëron masa të reja edhe në fusha tjera kundër Serbisë

Përveç taksës, Hoxhaj paralajmëron masa të reja edhe në fusha tjera kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar reciprocitet edhe në fushat e tjera kundër Serbisë. Kjo do të ndodhë nëse Serbia vazhdon të cenojë integritetin territorial të Kosovës, u shpreh Hoxhaj.

“Taksën nuk e heqim por do të vazhdojmë me ide tjera kreative që i kemi e me to edhe mund të habiteni se cilat janë, tha Hoxhaj duke mos konkretizuar se cilat mund të jenë këto ide.

“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë, është deklaruar Enver Hoxhajn pas një takimi që kishte me zv.kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin.

Ndryshe, taksa e vendosur nga Kosova i ka kushtuar miliona humbje Serbisë. Nuk dihet nëse taksa do të hiqet, për shkak të presionit që SHBA-ja po i bën Kosovës për normalizim të raporteve me shtetin serb.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0