Përveç rrymës, serbët e veriut të Kosovës nuk e paguajnë për vjet të tëra as ujin

Përveç rrymës, serbët e veriut të Kosovës nuk e paguajnë për vjet të tëra as ujin

Komuna e Mitrovicës Veriore ia ka borxh 13 milionë euro kompanisë së ujësjellësit rajonal “Mitrovica”.

Drejtori i kësaj kompanie, Sami Miftari, ka thënë nëpërmjet telefonit se tash e dy vjet këta janë të obliguar të paguajnë edhe TVSH’në, raporton KTV.

Përderisa ka shtuar që 40% të prodhimit të ujit shfrytëzohet për këtë pjesë si dhe për komunën e Zveçanit.

Përderisa banorët në atë pjesë nuk paguajnë asnjë shërbim që marrin, ata të pjesës jugore janë të rregullt në kryerjen e këtyre pagesave.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka vite që ka ndarë mjete për këtë kompani, nga taksat e qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Nga viti 2009 e deri më 2018-n, kjo ministri ka ndarë më shumë se 6 milionë euro për këto shpenzime në veri të vendit.

Për këtë, edhe ministri i këtij Dikasteri, Valdrin Lluka, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për problemet që janë me pagesat nga ana e veriut të Mitrovicës për ujësjellësin dhe energjinë.

Lluka ka thënë se ujësjellësi i Mitrovicës ka probleme serioze me inkasimin e asaj pjese.

COMMENTS

WORDPRESS: 0