“Përplasen” Hoti e Haradinaj

“Përplasen” Hoti e Haradinaj

Është tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një adresim para deputetëve tha se Projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të 2015.

“A qaq po ju pengon raporti i Komisionit të ri a? Ku po ju dhemb? Marre ju koft”, tha Haradinaj.

“Asnjë germë nuk i hiqet ligjit…”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja.

Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj ka reaguar shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.

“…Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është prolonguar kjo çështje.  E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë më e madhe se partia e tij”, tha Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0