Përplasen deputetet: Bubrrec je për mu!

Përplasen deputetet: Bubrrec je për mu!

Gjatë mbledhjes së  Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomi, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nisi një debat për panelin vlerësues për anëtarët e Bordit të KOSTT-it, që erdhi si propozim i anëtarit të komisionit, Muharrem Nitaj për ndryshimin e panelit vlerësues për Bordin e ZRrEsë. Kryesuesja e Komisionit Sala Berisha Shala i tha deputetes Hykmete Bajrami “bubrrec je për mu.

Kjo deklaratë e Sala Berisha Shalës  erdhi pasi Hykmete Bajrami  tha se “ju mos u merrni me mua se nuk keni shancë me më citu mu.”

“Për me i mbështetë militantët tonë krejt kemi aftësi më i mbështetë. Unë e di që ndikimi im është 0 këtu”, tha Bajrami e LDK-së.

“Shumë mirë që e din”, iu përgjigj Sala Berisha- Shala.

Hykmete Bajrami e vazhdoi me polemika.

“Nuk po e kuptoj pse nuk po e hap komisionin. Ne po dyshojmë që ju po e kufizoni numrin e anëtarëve të komisionit intervistues, keni qëllime të caktuara”, tha ajo.

“Mirë që e ke kuptu që ke ndikim zero. Sa herë që çohesh me disponim ndryshe ne nuk mundemi me hapë këtë çështje… Po dokesh amatore në politike me këto sjellje të vrazhda”, u përgjigj sërish Berisha Shala.

“Unë e di që ju vjedhni”, tha Bajrami.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0