Përfundon takimi VV-LDK, u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri

Përfundon takimi VV-LDK, u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri


Përfundon takimi i grupeve punuese VV-LDK, u diskutua për formatin e qeverisë me 12 ministri.

Pas takimit, Lumir Abdixhiku i LDK-së, ka thënë se në takimin e dytë të grupeve punuese është diskutuar për formatin e qeverisë me 12 ministri.

Ai ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën.

“Sot e patëm takimin e dytë, në vazhdën e takimeve të grupeve punuese, njëjtë sikur në takimin e parë, ky takim u zhvillua në frymë pozitive, shumë pozitive dhe në përafrim të qëndrimeve të dy subjekteve politike. Dakorduam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme dhe kjo agjendë synon të orienton drejt temave të rëndësishme, të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, rendit e ligjit, dhe politikës së jashtme. Në veçanti kemi diskutuar për formatin e qeverisë, për 12 ministritë se si do të duken e si do të fuzionohen në ditët e para. Takimi i ardhshëm mbahet të hënën në orën 15:00 në zyrën e LDK-së, çdo tre ditë do të ketë takime”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se për emrat e përveçëm do të vendosin liderët e të dy partive.

“Në këtë fazë s’kemi qasje të diskutimeve të emrave. Synojmë të flasim për tema, për çështje të rëndësishme e formatin e më pas do të jenë liderët që në bazë të propozimeve do të bëjnë marrëveshjen finale. Do të jetë në diskrecion të tyre përcaktimi i emrave. Në këto nivele nuk i diskutojmë emrat”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se në takimin e ardhshëm do të diskutohet për rendin dhe ligjin. Sipas tij, temën e dialogut do ta ngrisin në diskutime në nivel liderësh. Për përfshirjen e Listës Serbe në qeveri, ai ka thënë se s’është diskutuar, por “natyrisht Kushtetutën e Republikës e respektojmë, por nuk pranojmë kushtëzime nga askush në këtë fazë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: