Në lumin Lepenc është gjetur një trup i pajetë që supozohet të jetë i policit Armend Trena, mirëpo ende nuk është verifikuar identiteti.
Se në këtë lum është gjetur një trup i pajetë, këtë e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.
Agim Gashi nga ky institucion ka thënë se është gjetur një trup i pajetë, por deri pas përfundimit të hetimeve nuk dihet se i kujt është.
“Po, është gjetur një trup i pajetë dhe janë duke u bërë hetime deri sa të kemi diçka të saktë nëse bëhet fjalë për trupin e policit të zhdukur. Do të ju lajmërojmë me kohë”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, njëri nga policët e zhdukur, Malësor Dashi u para disa dite, gjersa kërkimet për Trenën kanë vazhduar edhe sot./INFOKUSI
COMMENTS