Për shkak të kushteve johigjienike mbyllen sallat e operacionit në Klinikën e Ortopedisë

Për shkak të kushteve johigjienike mbyllen sallat e operacionit në Klinikën e Ortopedisë

Tri nga katër sallat e operacionit në Klinikën e Ortopedisë janë mbyllur nga Inspektorati Sanitar, pasi që ky institucion ka vlerësuar se këto salla nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike sanitare dhe higjienike për ofrim të shërbimeve mjekësore.

Shkaku i mbylljes së këtyre sallave në këtë klinikë tash e një javë janë duke u trajtuar vetëm rastet urgjente, kryesisht ato nga aksidentet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Xhemail Selmanaj, i cili punon si ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në një prononcim për gazetën ka thënë se kushtet në këtë klinikë janë të mjerueshme.

“Inspektorati Sanitar e ka ndërprerë punën e tri sallave të operacionit për shkak të kushteve të rënda, siç janë lagështia dhe myku. Po vazhdojmë që të funksionojmë vetëm me njërën sallë. Po kemi vështirësi të mëdha në punë. E kemi caktuar një orar prej orës 19:00 pasdite për t’i kryer detyrat tona. I kemi ndaluar të gjitha rastet selektive. Këto ditë ka pasë punë pasi ka pasë mjaftë shumë aksidente”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0