Për një vit politikani kosovar humbi 19 mijë USD me kryptovaluta, ja për kë bëhet fjalë

Për një vit politikani kosovar humbi 19 mijë USD me kryptovaluta, ja për kë bëhet fjalë

Shumë prej nesh u befasuan vitin e kaluar kur në deklaratën e përvjetshme të pasurisë që dorëzohet në Agjencinë Anti Korrupsion, deputeti Memli Krasniqi kishte shpalosur edhe një portfolio me kriptovaluta.

Në bazë të asaj që kishte shkruar në fund të deklaratës, Krasniqi kishte në posedim 31 lloje të kriptovalutave, dhe në bazë të çmimeve të asaj kohe, vlera totale kapte rreth 32 mijë USD, raporton EkonomiaSot.

Por si ka performuar deri më sot kjo portfolio e Memli Krasniqit?

EkonomiaSot ka bërë një analizë, nën supozimin që portfolio nuk ka ndryshuar, dhe del se deputeti Krasniqi mund t’i ketë humbur rreth 19 mijë USD sipas çmimeve të tanishme të atyre kryptovalutave.

Nga tabela më poshtë vërehet se pothuajse të gjitha kriptovalutat kanë pësuar rënie. Më saktësisht, 30 kriptovaluta tani shiten më lirë sesa para një viti, kurse vetëm njëra ka çmim më të lartë. Bëhet fjalë për BNB, apo Binance Coin, kriptovalutë kjo e emetuar nga bursa Binance.

Deputeti Memli Krasniqi me sa duket nuk ka qenë aq i mirë me përzgjedhjen e investimeve, gjë që bie në kundërshtim me pretendimet se është njeri i numrave. /EkonomiaSot

CryptoSasiaVlera 2018Vlera taniDiferenca
XRP20000      10,000.00          5,400.00 -4,600.00
ETC300         4,422.00          1,695.00 -2,727.00
BCH3         2,004.00             945.00 -1,059.00
XMR10         1,870.00             790.00 -1,080.00
REP50         1,272.50             492.50 -780.00
IOT1000         1,000.00             230.00 -770.00
ZEC5            965.00             255.00 -710.00
XLM5000         1,150.00             350.00 -800.00
BAT7000         1,470.00          1,190.00 -280.00
ADA7000         1,050.00             280.00 -770.00
TRX20000            680.00             360.00 -320.00
XVG20000            780.00                88.00 -692.00
VIB7000            840.00             112.00 -728.00
SUB2000            640.00                34.00 -606.00
MANA10000            700.00             370.00 -330.00
QTUM50            722.00             120.50 -601.50
NEO10            520.00                95.50 -424.50
GTO2000            360.00                34.00 -326.00
ICN500            375.00             105.00 -270.00
FUN1000               30.00                  2.20 -27.80
CLO500               10.00                  0.85 -9.15
BLZ800            240.00                24.00 -216.00
CV100000            240.00                24.00 -216.00
STQ100000            210.00                  7.00 -203.00
WPR1600            128.00                  9.60 -118.40
BNB10            130.00             270.00 140.00
BEE890               53.40                  0.32 -53.08
ING500               40.00                  1.15 -38.85
CJT2000            160.00                  1.00 -159.00
BERRY1000               40.00                  0.40 -39.60
BNK15000            150.00                25.50 -124.50
Total      32,251.90       13,312.52 -18,939.38

COMMENTS

WORDPRESS: 0