(Për) mbarimi i shtetit

(Për) mbarimi i shtetit

“Kompletim të arkitekturës se drejtësisë” në vitin 2014 e pati konsideruar ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, licencimin e përmbaruesve privatë. Profesionet e lira si përmbaruesit, noterët, ndërmjetësuesit e administratorët falimentues i pati cilësuar si profesionistë që do të avanconin sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Rreth pesë vjet pas, prej kur ka filluar ushtrimi i këtyre profesioneve, sistemi i drejtësisë kosovare vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Profesionet e lira, sidomos përmbaruesit e noterët, janë kthyer në profesione të lidhura me politikën e sistemin e drejtësisë.

Institucionet publike me ose pa qëllim çdo ditë humbin vlera të mëdha parash përmes procedurave të përmbarimit. Përveç humbjeve në emër të “borxheve” që shpeshherë nuk konfirmohen fare nëse janë reale, paratë e taksapaguesve shpenzohen edhe në kamata e përqindje të pagesave të përmbaruesve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0