Për liderin e VV-së tha se është “një mashtrues i mirë”, Kurti i jep një përgjigje interesante Haradinajt

Për liderin e VV-së tha se është “një mashtrues i mirë”, Kurti i jep një përgjigje interesante Haradinajt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë një përgjigje interesante ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për të.

I pari i AAK-së ka vënë në dyshim sinqeritetin e kreut të Vetëvendosjes për iniciativat e këtij të fundit.

“Albini është një mashtrues i mirë. Teorikisht i thotë gjërat më mirë se sa që i bën në praktikë – kjo është bindja ime”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se personalisht nuk është mashtruar nga Kurti, por sipas tij rrëfimet e ish-bashkëpunëtorëve të tij mund t’i besojë.
Dhe lidhur me këtë vlerësim të Haradinajt, Kurti, gjatë një interviste për RTV Ora, ka thënë: “Atij besoj i janë ngatërruar fjalët, i është ngatërruar gjuha – ka dashur të thotë që Albinin nuk mund ta mashtrosh”.

Ndryshe, gjatë një interviste me gazetaren Sonila Meço, Kurti ka thënë se pret i qetë deri në shpalljen e rezultatit zgjedhor por ka këtë bindje: “Do të jemi me siguri të parët, do të na nevojitet edhe dikush për partner”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: