Për herë të dytë me radhë dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Për herë të dytë me radhë dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Për herë të dytë me radhë ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, pasi që nuk kishte kuorum për t’u mbajtur.

Zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Dardan Sejdiu, u shpreh i zhgënjyer me mungesën e anëtarëve të këtij komisioni, i cili tha se është ndër komisionet me të rëndësishme.

“Fatkeqësisht siç po e shihni në mungesë të kuorumit duhet këtë mbledhja ta ndërpremë. Unë si zëvendëskryetar i parë, do ta dërgoj një e-mail tek të gjithë anëtarët e këtij komisioni, për të diskutuar pjesëmarrjen dhe kohen e cila iu konvenon. Po besoj që të gjithë jeni të vetëdijshëm, se ky është një prej komisioneve me të rëndësishme, nëse jo më i rëndësishmi, për sa i përket njërit prej problemeve kryesore të këtij vendi, që është mungesa e zhvillimit ekonomik“, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0