Për dhjetë vjet, mbi 400 vrasje në Kosovë

Për dhjetë vjet, mbi 400 vrasje në Kosovë

Brenda dhjetë vjetësh në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës kanë ndodhur 419 vrasje. Ndërkohë, vetëm gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti kanë ndodhur 5 raste të vrasjeve.

Motivet e këtyre vrasjeve, sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, thuhet të jenë të ndryshme. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë se në vitet e fundit numri i vrasjeve ka shënuar rënie.

“Derisa në vitin 2008 kanë qenë 45 raste të vrasje, në vitin 2010 numri i vrasje ka qenë më i lartë 59. Në vitin 2012 janë shënuar 50 vrasje dhe që nga ky vit, numri i këtyre rasteve ka shënuar rënie, ku në vitin 2017 kemi pasur 27 vrasje”.

“Motivet janë të ndryshme, por motivi përfundimtar i një vrasjeje zbulohet kur të përfundon rasti në organet e drejtësisë. Ne mund të dyshojmë se një vrasje është kryer për motive të ulëta, si hakmarrje apo të ndryshme, por gjatë hetimeve mund të ndërrojë kjo”, thotë Krasniqi.

Armët në posedim të paligjshëm nga qytetarët, që qarkullojnë në Kosovë, sipas ekspertëve të sigurisë thuhet se janë shkaktarët kryesorë për pjesën dërmuese të vrasjeve dhe të një sërë krimesh që kanë ndodhur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0