Pensionet rriten nga 15 deri 34 euro në muaj

Pensionet rriten nga 15 deri 34 euro në muaj

Shaip Kaleja, rreth të 70-ve, është njëri nga pensionistët i cili shprehet skeptik rreth paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve.

Në qendrën e pensionistëve në Prishtinë, ku pensionistët shpesh kalojnë kohën duke kuvenduar, luajtur shah, domino apo duke lexuar shtypin ditor, Kaleja thotë se rritja e pensioneve është e domosdoshme për një jetë të dinjitetshme. Ai për 45 vjet ka punuar në sistemin e arsimit dhe preferon që pensioni të jetë së paku mbi shumën 250 euro.

“Nëse është e vërtet e presim me gëzim, por nuk besoj. Pensionet janë shumë të vogla. Unë marr 172 euro në muaj. Çdo pension që është nën 250 euro është lëmoshë”, thotë Kaleja.

Një tjetër pensionist me emrin, Rexhep është mbi të 70-at dhe ka punuar për 20 vjet në njërën nga ndërmarrjet publike. Por, ai nuk i ka plotësuar kriteret për pension kontribut-pagues, dhe si rrjedhojë pranon një pension prej vetëm 75 euro.

Jeta e një pensionisti në Kosovë, rrëfen ai, është shumë e vështirë. Rexhepi thotë se pensioni nuk i mjafton as për gjërat elementare, por tregon se për të kujdeset djali i cili punon jashtë Kosovës.

“Nuk besoj (në rritje pensioni) deri sa t’i marr. Mos ta kisha djalin në Gjermani që më ndihmon, nuk do kisha mundësi të blej as bukë. Pensioni i Kosovës nuk mjafton asgjë”, thotë Rexhepi.

Qeveria e Kosovës gjatë javës së fundit ka paralajmëruar se në kuadër të projektimit të buxhetit për vitin 2019 do të rriten pensionet prej 15 deri në 20 për qind nga pensioni bazë.(REL)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0