Pejani që dyshohet për mishin e prishur: Mishin kam pasur me ua qitë qenve

Pejani që dyshohet për mishin e prishur: Mishin kam pasur me ua qitë qenve

I dyshuari për skandalin me mishin e prishur në Pejë, Sali Shkuliqi, tha para Gjykatës se mishin e konfiskuar nga Policia e kishte ruajtur për ta ushqyer qenin.

“Pasha zoten nuk e kam qit në shitje atë mish. Mishin kam pas me ja qit qenit”, tha i dyshuari.

Gjykata Themelore e Pejës Shkuliqit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shkuliqi ka qenë i dënuar edhe më parë për vepër penale të ngjashme.

Gjykata Themelore në Pejë e kishte dënuar me 3 muaj burgim me kusht.

Pikërisht gjatë periudhës së verifikimit të të njëjtit në lokalin e tij i janë gjetur mbi 1.000 kilogramë mish të prishur, të cilin kishte për qëllim ta shiste në treg.

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj tre personave nën dyshimet se tentuan të shisnin për konsum produkte të dëmshme ushqimore.

Sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve, M. B., pronari i lopës së sëmurë kishte tentuar ta shëronte lopën e sëmurë dy herë, mirëpo sëmundja e saj kishte qenë e pashërueshme.

Duke e parë këtë M.B., kishte vendosur që lopën e sëmurë ta shiste, dhe për këtë qëllim si blerës të mundshëm e kishte thirrur Sali Shkuliqin.

Sali Shkuliqi së bashku me R.Sh. kishin shkuar në Trestenik për ta blerë lopën.
Lopa e sëmurë sipas Prokurorisë u ble me çmim prej 400 euro dhe u ther në stallën e shitësit M.B. në fshatin Trestenik të Pejës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pasi e kishin prerë e kishin futur në Golf 2 dhe e kishin transportuar tek lokali i Sali Shkuliqit, mish i cili pas kontrollit të policisë në të njëjtin vend u gjet, u konfiskua dhe u asgjësua.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0