PDK-ja thotë se s’po e bojkotojnë Kuvendin, por Vjosa Osmanin

PDK-ja thotë se s’po e bojkotojnë Kuvendin, por Vjosa Osmanin

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në një konferencë për media sot ka thënë se PDK’ja po e bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit prej ditës kur u formua Qeveria dhe prej kur Osmani mori postin e kryetares së Kuvendit. PDK’ja përmes një komunikate i ka reaguar Osmanit, duke thënë se po i bën bojkot asaj dhe jo Kuvendit

PDK’ja po thotë se po e bojkoton Kuvendin për shkak të kryeparlamentares Osmani.

“Znj. Osmani, jo bojkot Kuvendit, por bojkot ty! Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt kur u votua Qeveria. Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucionin më të lartë të vendit”, shkruan në komunikatë.

Tutje PDK thotë se deputetët e kësaj partie nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në seancën kur Osmani është votuar për kryetare të Kuvendit, pasi janë lajmëruar vetëm 5 minuta para seancës.

“Ndërsa, deputetët e PDK-së nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në seancën tjetër të asaj dite për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sepse ajo ishte seancë klandestine. Deputetët e PDK-së janë njoftuar vetëm 5 minuta para asaj “seance”. Fare qartë u pa se ajo ishte seancë e përjashtimit tonë, për të mos pasur mundësi të marr pjesë opozita në të”, thotë komunikata.

PDK’ja po e quan lojë të rrezikshme shkarkimin e Konjufcës dhe emërimin e Osmanit në krye të Kuvendit.

Po ashtu, PDK po e akuzon Osmanin përkoalicion me Bepgradin nëpërmjet Listës Serbe, duke e quajtur atë “pseudokryetare”.

“Atë natë u shtjellua një precedan i rrezikshëm: Koalicioni me Beogradin dhe Listën Serbe i padeklaruar, do të mbajë të gjallë këtë qeveri dhe këtë pseudokryetare Kuvendi, e cila me çdo kusht synon të nxjerr jashtë Kuvendit udhëheqësin e opozitës!!!”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq PDK po i kërkon kryeparlamentares Osmani që t’i kthejë fotot e Presidentit Thaçi dhe Adem Jasharit në vendin e vet.

“PDK kërkon që znj. Osmani të kryej obligimin ligjor, të kthej fotot e Presidentit dhe Adem Jasharit në vendin e vet. Po ashtu, të mbaj foton e ish-presidentit Rugova në kabinet dhe të luaj rolin e vet kushtetues si spikere e Kuvendit, siç duhet ta ketë! PDK si lidere e opozitës nuk do të merret me znj. Osmani por me oponentët tanë politikë. Por, ajo duhet ta kuptojë se do të bojkotohet derisa të ndalojë shkeljet ligjore në institucionin e Kuvendit”, thotë komunikata./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0